E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Biznesi austriak në Tiranë, si në shtëpinë e vet

TIRANË- Me moton “Tiranë-Europiane, Shqipëri - Europiane”, anëtarë të shoqatës “Austrian Society in Albania” zhvilluan një bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha, për vizionin e tij për zhvillimin e Tiranës.

Sipas zyrës së shtypit të Bashkisë, Basha ka prezantuar projektet e tij për zhvillimin e Tiranës, përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e punësimit, si prioritet e tij kryesore, ndërsa theksoi se synon t’i krijojë biznesit një ambient ku të ndihet si në shtëpi, siç ishte dhe logo e takimit.

"Më pëlqen vërtetë logoja që ju keni gjetur “si në shtëpinë tonë”, pasi kjo është ajo që ne synojmë, që të ndiheni edhe ju si në shtëpi, pra për t’u ndjerë si në shtëpi, ka kategori të ndryshme për profesione të ndryshme dhe e kuptoj se të jesh si në shtëpi për shumë persona, është një detyrë e vështirë dhe komplekse. Së pari, ajo që synojmë është të krijohet një mjedis i të qenit si në shtëpi, e cila përbën një proces të gjatë ku, në këtë rast vendi juaj ka kaluar një histori të gjatë në krijimin e njohjeve të tilla", theksoi Kryetari i Bashkisë.

Ai nënvizoi se një nga prioritet e tij dhe administratës që drejton është krijimi i një klime të përshtatshme dhe të favorshme për zhvillimin e biznesit.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bashkia: Agjencia e Konsumatorit do dëgjojë zërin e qytetarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›