40 agjentë shqiptarë të FIFA-s

Ndërsa kampionatet e niveleve të ndryshme në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Europës, pwrgatiten pwr pauzën dimërore e mw pas për pjesën e dytë të sezonit, agjentët e FIFA-s, ata që kanë dhe të drejtat e menaxhimit të lojtarëve punojnë non-stop, 24 orë për të sistemuar klientët e tyre në destinacione të reja, në skuadra më të mëdha, ku mund të marrin më shumë para e për disa të kenë edhe më shumë hapësirë aktivizimi. Dyzet menaxherë shqiptarë lojtarësh janë të regjistruar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të licencuar nga FIFA për të ushtruar veprimtarinë e tyre në transferimin e futbollistëve, apo dhe si përfaqësues të trajnerëve. Në fakt, numri i agjentëve shqiptarë të licencuar nga FIFA, qeveria e futbollit botëror, thuajse është trefishuar nga 17 të tillë që figuronin në vitin 2007 tani janë jo pak, po 51 për të ushtruar veprimtarinë e tyre në transferimin e futbollistëve, apo dhe si përfaqësues të trajnerëve.
Spikasin emra ish-futbollistësh si Rudi Vata, Roland Luci, Florian Riza, Altin Rraklli, Sokol Haxhia, Andan Ocelli, Redi Jupi, Markelian Cenolli, Uliks Kotrri por edhe gazetarë sportivë si Lirim Zalla apo njerëz të biznesit si Gentian Shemili e Kasem Hysenebelli. Gëzim Mançe, Alfred Bode, Sokol Murati kanë kryer jo pak transferime. Një emër befasues është ai ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Njeriu që drejtoi institucionin e akuzës për pesë vjet (1997-2002). Midis menaxherëve është edhe një femër, Iriela Kasemi.
Në raport me vendet fqinje, Shqipëria ka më shumë menaxherë se Sllovenia (28), Maqedonia (39 agjentë të FIFA-s), Mali i Zi (6), por është larg numrit të agjentëve të Bosnjë-Hercegovinës (122), Turqisë (113), Serbisë (112), Rumanisë (46), Bullgarisë (57), Kroacisë (51). Interesant është një fakt, se Shqipëria ka më shumë agjentë se Austria (25) me shumë traditë në futboll. Sa për kuriozitet, numrin më të madh të agjentëve të FIFA-s e ka Italia me 727 të tillë, të ndjekur Anglia (431), Brazili (328), Gjermania (346) dhe Franca (277).
Rritja cilësore e futbollit shqiptar, por edhe numri i futbollistëve që mund të veshin një fanellë të një klubi të huaj ka bërë të domosdoshme edhe krijimin e kompanive të mirëfillta për menaxhimin e tyre apo përfshirjen në një rrjet të madh agjencish në Europë dhe në botë. Agjenti i lojtarëve, Sokol Haxhia, prej disa vitesh operon me sukses në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar të futbollit. Haxhia ka themeluar prej disa vitesh kompaninë e tij “Sportx Management srl”, një prej shoqërive më të suksesshme. Të njëjtën gjë edhe Rudi Vata, i cili menaxhon me sukses shoqërinë e tij “Vata Vision Footbaall Management”. Rudi Vata operon edhe me lojtarë të huaj me emër në Europë. Edhe Gëzim Mançe ka ngritur kompaninë e tij “Global Sports Management”, ndërkohë që Eltion Marini ka themeluar zyrën e tij të menaxhimit, “M&M Management Agency”. Adrian Aliaj, i licencuar në Federatën Kroate e Futbollit, është një nga 51 menaxherët e licencuar në Kroaci. Ish-mbrojtësi i famshëm i Kombëtares dhe golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në miqësore ka krijuar kompaninë e tij “Adrian Sport Transfer d.o.o.” me qendër në Zagreb.
Agjentët shqiptarë të FIFA-s
Adnand Ocelli
Agim Zeqo
Alfred Bode
Altin Rraklli
Arben Rakipi
Artan Redhaj
Arben Rugia
Adriatik Faqekuqi
Ardian Osmani
Astrit Mero
Dritan Gjyrezi
Ervin Fakaj
Elton Marini
Florian Riza
Gerian Kuka
Gëzim Mançe
Gentian Shemili
Iriela Kasemi
Ilir Silo
Jorgaq Dhiamanti
Kasem Hysenbelli
Kel Naraçi
Kristaq Toçi
Lorenc Hysi
Lulzim Haxhiaj
Lirim Zalla
Markelian Cenolli
Marjan Prela
Mitat Sulaj
Musa Xhelili
Neat Dauti
Pierino Cieno
Redi Jupi
Rudi Vata
Skerdi Dafa
Sokol Haxhia
Sokol Pelingu
Sokol Murati
Uliks Kotrri
Vangjel Cavo
Në Kroaci
Ardian Aliaj
Në Slloveni
Nexhmedin Haxhiu
Në Gjermani
Alfred Mane
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 17 Dhjetor 2010