40 artistë, letër Ramës: Mos pengo integrimin
Një grup prej 40 artistësh dhe shkrimtarësh, një pjesë e të cilëve njihen si përkrahës të PD-së, kanë publikuar një letër drejtuar kreut të opozitës, Edi Rama, ku akuzohet ai se po pengon integrimin e vendit. Në këtë letër, që kryesohet nga firma e aktorit të njohur Mirush Kabashi, personalitete të letrave, të kulturës, artit, të mjekësisë theksojnë: “Na duhet për të satën herë t’jua përsërisim së dëshpërimi është këshilltari më i keq. Ne të gjithë e dimë se përpjekjet për të fituar pushtetin me anën e kaosit dhe anarkisë janë rrugë pa krye, janë standarde të diktaturave dhe rebelimeve të dënueshme botërisht”. Ata i bëjnë thirrje publike kreut të PS-së që të rigjejë kuvendin, politikën dhe dialogun. Ata i kërkojnë Ramës “që të mos bëhet antiheroi i kohëve moderne dhe të mos vrasë fatin e shqiptareve drejt Europës”.
#