E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama po shkel transparencën e grevës

Deklarata e Mëhillit

Partia Demokratike i kërkoi kreut të PS-së transparencë për grevën e urisë, duke e akuzuar opozitës se e mban grevën larg syve të publikut. Në një deklaratë të zëdhënëses së selisë blu, Erla Mëhilli, theksohet se kryesocialisti duhet të lejojë që deputetët dhe mbështetësit e PS, të vizitohen dhe nga ekipet zyrtare të mjekëve, përveç atyre të përzgjedhur prej tij. “Partia Demokratike i kërkon zotit Rama të bëjë transparencë urgjente, të lejojë ekipet zyrtare shëndetësore të kontrollojnë shëndetin e grevistëve, të mos ketë frikë nga transparenca e gjendjes shëndetësore të tyre”, tha Mëhilli. Për demokratët, socialistët po shkelim Konventat e Gjenevës, por dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut për grevat e urisë. Sipas PD, kryesocialisti do të përgjigjet para ligjit nëse ndodh diçka në radhët e grevistëve.

“Po shkel rëndë jo vetëm ligjet e vendit dhe Kushtetutën, e cila u garanton shërbim shëndetësor të gjithë qytetarëve në nevojë të këtij vendi, por po shkel njëkohësisht Konventat e Gjenevës dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut mbi çështjet e grevës së urisë dhe të burgosurve. Për çdo cenim të shëndetit të grevistëve përgjegjësia ligjore do të jetë e tij në radhë të parë, por dhe e atyre militantëve mjekë që nuk lejojnë as kamerat të filmojnë të sëmurët që ata deklarojnë se i kanë nën mjekim”, tha Mëhilli.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›