E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 artistë për 10 çmime

26/05/2009  Çmimet “Kult”

Tanimë ka mbërritur në edicionin e pestë. Është një konkurs, por jo vetëm kaq. Ashtu si çdo vit, Akademia “Kult” jep çmimet për artistët më të mirë të vitit. Kandidatët garues, këtë herë të moshave të ndryshme, janë përzgjedhur përgjatë punës njëvjeçare të gazetarëve të kulturës, ndërkohë që pas një përgatitjeje dymujore juritë e ngritura prezantojnë më të mirët e nominuar, që do të meritojnë edhe votën e publikut për të shkuar në natën finale, ku spektakli, çmimet dhe një mbrëmje gala do të kurorëzojnë fituesit 2008. Gara për prurjet e vitit 2008 ka nisur me 26 interpretues lirikë, 38 instrumentistë, 120 artistë pamorë në ekspozita personale e të përbashkëta, 61 aktorë, 49 aktore, 24 regjisorë, 125 libra artistikë, 110 albume muzikore, 56 aktivitete në të gjithë vendin. Edicioni i pestë sjell 40 artistë në garë, të cilët konkurrojnë në 10 fushat: “Artisti pamor i vitit”, “Instrumentisti i vitit”, Regjisori i vitit”, “Aktori i vitit”, “Aktorja e vitit”, “Filmi artistik i vitit”, “Interpretuesi lirik i vitit”, “Albumi muzikor i vitit”, “Libri artistik”. Për herë të parë në edicionin e sivjetmë do të jepet çmimi për përkthyesin e vitit, duke vlerësuar kontribute të rëndësishme në fushën e letrave, si dhe dy çmime speciale: “Aktiviteti më i mirë i vitit” dhe “Personaliteti kulturor i vitit”. Akademia “Kult” do të paraprijë natën e spektaklit, më 10 qershor, në TKOB me katër net debati të gjinisë talk-show në një kohëzgjatje rreth 60 minuta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›