Republikanët hapin zyrtarisht fushatën zgjedhore
26/05/2009 Zgjedhje 2009
Partia Republikane do të çelë sot zyrtarisht fushatën zgjedhore. Përmes një takimi, i cili do të zhvillohet në sallën kryesore të Teatrit të Operës dhe Baletit, lidershipi i PR-së do të prezantojnë programin politik për katër vjetët e ardhshëm të qeverisjes së vendit. Ky miting zhvillohet pas një sërë takimesh që lidershipi i PR-së ka zhvilluar në qytete të shumta të vendit, duke parashtruar arritjet gjatë qeverisjes së vendit në katër vjetët e fundit nga koalicioni i forcave të djathta politike, pjesë e së cilës është edhe PR-ja. Në mitingun e republikanëve do të marrin pjesë edhe dy anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq mësohet se kryetari i republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu në fjalën që do të mbajë në këtë takim do ta vërë theksin në pikat kryesore ku do të mbështet PR-ja gjatë kësaj fushate. Mësohet se Mediu do ta vërë theksin në zgjidhjen e problemit të kthimit dhe kompensimit të pronës. Ai shpeshherë ka deklaruar se PR-ja është e vetmja forcë politike që në krijimin e saj ka mbështetur fuqimisht zgjidhjen e këtij problemi të madh, pasi në këtë mënyrë do të hapeshin mundësitë për investime të mëdha. Një pikë tjetër ku PR-ja do të mbështesë programin e saj politik është edhe zgjidhja e problemeve të ish-të përndjekurve politikë. Në këtë program PR-ja e ka vënë theksin në thellimin e reformave në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor, në luftën kundër korrupsionit si dhe hapjen e vendeve të lira të punës. Lidershipi i PR-së gjatë këtij mitingu, që shënon hapjen zyrtarisht të fushatës zgjedhore, do të evidentojë suksesin kryesor të qeverisjes së vendit në katër vjetët e fundit, anëtarësimin me të drejta të plota në NATO, si dhe afrimin e vendit me Bashkimin Europian.