Dy miniera me koncesion në garë para zgjedhjeve
26/05/2009 Ministria e Ekonomisë
Tre ditë para zgjedhjeve, qeveria do të zhvillojë tenderin për dhënien me koncesion të dy objekteve minerare në vendin tonë. Bëhet fjalë për minierat e Kalimashit dhe Vllahenit, për të cilat Ministria e Ekonomisë ka shpallur garën më 25 qershorit. Po kështu, me koncesion do të jepen edhe fabrikat e pasurimit të Kalimashit dhe Golajt në rrethin e Kukësit. Burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bënë të ditur se tashmë është shpallur ftesa për pjesëmarrje dhe data 25 qershor është afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga subjektet private, vendase apo të huaja të interesuara për marrjen me koncesion të këtyre objekteve minerare, kur dhe do të bëhet hapja e ofertave në ministri. Në sektorin minerar operojnë 39 kompani të huaja kanadeze, italiane, greke, australiane, zvicerane, austriake, ruse, në 81 objekte minerare, ndërsa janë 511 kompani vendase që punojnë në 607 objekte minerare. Numri i licencave minerare në vitet e fundit ka ardhur në rritje. Në vitin 2005 u dhanë 87 licenca minerare, në 2006 numri u rrit me 59 licenca minerare, në 2007 arriti në 140 licenca minerare dhe në vitin 2008 arriti në 176 licenca të dhëna. Nga ky total 90 janë leje shfrytëzimi, 60 janë leje zbulimi dhe 21 leje janë për kërkim-zbulim.