E Diel, 1 Nëntor 2026

40 këshilltarë braktisin PDIU-në. Dojaka: Me PS-në do legalizojmë çështjen çame

dojakaArtur Dojaka, drejtues i Aleancës Popullore, parti që përfaqëson të drejtat e çamëve, ka nënshkruar një aleancë me Partinë Socialiste për këto zgjedhje.

Në një intervistë për Shekullin ai konfirmon lajmin se 40 këshilltarë të PDIU-së janë larguar nga partia për të shkuar tek Aleanca Popullore.

Dojaka thotë se lëvizja e tyre ishte e paparalajmëruar.

Dojaka thotë se marrëveshja me PS_në parashikon legalizimin e çështjes çame.

Jo me thirrje bajate nacionaliste, por me një produkt për një çështje, që është e bartur prej 70 vitesh, me gjithë atë dhimbje, përçmim dhe humbje të jetëve njerëzore, thotë Dojaka.

Duke komentuar rezolutën çame, që PDIU e quan të miratuar, Dojaka thotë: Po hapet një precedent shumë i rrezikshëm në parlamentin shqiptar, ku po nxirren ligje të pamiratuara për interes të mbajtjes në pushtet të njërit apo tjetrit dhe po quhen të miratuara./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›