E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHENIM/ Pse u zhgënjeva nga Kreshnik Spahiu

spahiu134Nga Eduard Zaloshnja

Është e vërtetë se Aleanca Kuqezi ka patur kuota të larta në sondazhe, si publike edhe private. Është e vërtetë se fushata e saj nacionaliste, paçka se folklorike, ndikoi në të gjithë politikën shqiptare, për t’i trajtuar më shpesh çështjet kombëtare. Është e vërtetë se teza e saj e kufizimit të mandateve ekzekutive e legjislative solli një risi në debatin politik shqiptar.

Për këto arsye, kam qenë një nga përkrahësit e Aleancës Kuqezi në media. Por Kreshnik Spahiu i përdori të gjitha këto, si gjithë demagogët e tjerë të kësaj bote, për të bërë presion që të fuste shoqet dhe shokët e tij në listën e deputeteve te PS, e jo Myslym Pashajn apo Lisien Bashkurtin. Dhe këto mandate i donte në tavolinë, përveç mandateve ekstra që mund të përfitonte duke u futur ne koalicionin opozitar. Dhe kjo s’është hamendja ime – këtë gjë e di dhe pikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›