E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 mln paund per Tevez Manchester refuzon oferten

Carlos Tevez vazhdon të turbullojë merkaton europiane, ndërsa e ardhmja e futbollistit argjentinas vazhdon të jetë e paqartë. Sulmuesi i Manchester City pritet të largohet nga skuadra angleze, por megjithëse kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës ai duket se do të zgjedhë Corinthias në kampionatin brazilian.

Vetëm pak ditë më parë mediat lokale e bënë të mbyllur transferimin e tij në Brazil, por vetë klubi ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare. Nëpërmjet një komunikate për shtyp Corinthias ka bërë të ditur se ka ofruar 40 milionë paund për Carlos Tevez, por që kjo ofertë nuk është pranuar nga Manchester City. “Nuk ka ende asgjë konkrete. Ne po presim përgjigjen e klubit anglez sa i përket ofertës sonë”, lexohet në adresën zyrtare në internet të Corinthias.

Ndërkohë nga anglia janë të sigurt që Carlos Tevez ka zgjedhur kampionatin brazilian ku më parë ka luajtur për 18 muaj në vitet 2005/2006, duke hedhur poshtë ofertat e skuadrave si Juventus apo Inter. Gjithsesi, jo gjithcka është në dorë të sulmuesit, pasi Manchester City kërkon ta përdorë atë për të tranferuar në Premier Ligë talentin argjentians Sergio Aguero.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›