Reforma zgjedhore PSD Ndryshimet te nisin nga Kolegji

Reforma zgjedhore merr kundërshtimin e parë nga e majta. Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit kundërshton një tjetër ndërhyrje në ligjin elektoral. Sipas tij, në Shqipëri nuk mungojnë ligjet, por problemi shkaktohet tek zbatimi i tyre. Duke i mëshuar rastit të Tiranës, Gjinushi thotë se pastrimi duhet të nisë nga gjyqësori.
”Reformë zgjedhore, hajde të ndryshojmë kodin meqë vjedh qeveria, KQZ-ja dhe legjitimon Kolegji është vetëm mashtrim i rradhës dhe s’ka asnjë efekt. Prandaj duhet të fillojë pastrimi nga Kolegji. Prandaj , garancitë duhet të fillojnë nga gjyqësori”-tha Gjinushi.
Reagimi i kryetari të Socialdemokratëve vjen një ditë pasi faktori ndërkombëtar në vend mori kontakte me dy krerët e politikës shqiptare, Berisha e Rama për rihartimin e Kodit Zgjedhor. Për këtë të fundit, demokratët kanë ftuar socialistët përmes një letre, të ulen në bisedime për reformën zgjedhore, përgjigje të cilën vetë PS nuk e ka bërë publike ende.
Rovena Moçka