E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu arkeologjik ne Durres Berisha Me shume investime

Kryeministri Berisha premton nga Durrësi investime të reja në këtë qytet, kryesisht për zonat arkeologjike me synim tërheqjen e turistëve. Berisha mori pjesë në fillimin e rikonstruksionit të muzeut arkeologjik, një projekt që kushton 100 milionë lekë.

“Me guxim, vendosmëri duhet të ngremë muzetë dhe ta bëjmë këtë së pari, në respekt të trashëgimisë sonë, por edhe për t’ju dëshmuar të tjerëve se cilët kemi qenë dhe jemi ne. Në qoftë se ne do të bëjmë investime më të mëdha, ju garantoj se çdo turist që do të vizitojë këtë vend, duke mos arritur në vizitën e tij të parë, t’i shijojë të gjitha pasuritë e tij, do rikthehet për së dyti e së treti në Shqipëri”-tha kryeministri Berisha.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›