E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja e kthimit Josa Do te japim maksimumin

Me më shumë mundësi se skuadrat e tjera shqiptare për t’u kualfikuar nëurin e tretë të Ligës së Europës, Vllaznia do të kërkojë të shfrytëzojë të gjitha shanset në ndeshjen e kthimit kundër zvicerianëve të Thun. Barazimi 0-0 në “Loro Boriçi” për sfidën e parë e bën trajnerin e skuadrës shkodrane, Mirel Josa optimist për ndeshjen e së enjtes. Në një intervisët për ‘Albanian Screen’, tekniku shprehet se Vllaznia do të japë maksimumin për të vazhduar aventurën europiane.

“Është një ndeshje që pavarësisht se është trumbetuar shumë për të shkuar skuadra, për të fituar etj, ne do të shkojmë të luajmë futboll dhe të kemi parasysh shumë mirë që komplet presionin e ka skuadra e Thun-it, sepse rezultati 0-0 për një skuadër që udhëton është favorizues”-tha Josa.

Sa i përket anës teikjnike të ndeshjes, trajneri Josa i ka të qarta idetë. Ai e njeh mirë kundërshtarin, ndërsa skuadra e tij mund të zbresë në fushë me një modul krejtësisht sulmues.

“Pavarësisht se luajmë në Zvicër dhe me një skuadër që ka filluar kampionatin para dy ditësh, duhet të themi që do të bëjmë ç’është e mundur që të paktën të kemi një shans të mirë për të vazhduar”-theksoi ai.

Nëse Vllaznia kualfikohet, atëherë në turin e tretë të Ligës së Europës do të përballet me skuadrën italiane të Palermos.

Bruna Gjoka
  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›