Fushata e Romneyt manipuloi fotot e tubimeve?

Organizatorët e fushatës së kandidatit republikan për president, Mitt Romney, i janë qasur metodës joprofesionale të “manipulimit” të fotografive nga tubimi i Romneyt në Nevada, me qëllim që numri i pjesëmarrësve në tubim të duket më i madh dhe më impresionues, zbuloi faqja në internet, BuzzFeed.
Në xhirimin zyrtar nga tubimi, i publikuar nga kjo faqe në internet, janë shënuar vendet në të cilat është intervenuar, me qëllim që numri i pjesëmarrësve të duket më i madh.
Përmasat e intervenimit shumë lehtë mund të vërehen, nëse xhirimi nga tubimi krahasohet me fotografitë origjinale të bëra në këtë tubim.