E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea kthen Lukakun

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo është duke menduar për rikthimin në klub të sulmuesit Romelu Lukaku gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar mediat angleze të hënën.

Reprezentuesi belg gjatë verës u transferua në formë huazimi te rivali i Premierligës, West Bromwich Albion.

Mirëpo, në marrëveshjen mes klubeve është e përfshirë mundësia e rikthimit të tij në Stamford Bridge në janar dhe Di Matteo synon të shfrytëzojë këtë mundësi duke pasur parasysh se ka nevojë për përkrahje më të madhe në repartin ofanziv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›