400 diploma të "ngujuara" në Ministrinë e Arsimit
Janë plot 400 diploma që ndodhen në zyrat e Ministrisë së Arsimit dhe presin të konvertohen. Studentët, të cilët presin ekuivalentimin e diplomës, kanë ndjekur mësimet në universitete të huaja në të gjithë botën. Sipas rregullave, njëjësimi i kësaj diplome kërkon deri në 3 muaj kohë, por në fakt koha që studentët presin kalon edhe në 6 muaj. Ministria e Arsimit e argumenton pjesën e vonesave, me verifikimin e diplomave me detaje tepër specifike. Konvertimi i diplomës është një proces që zgjat, konfirmues, kërkues dhe mbi të gjitha vërtetues. Për këtë studentët që duan të konvertojnë një diplomim duhet të mbajnë parasysh se do t‘u duhet nga 6-7 muaj për ta mbaruar këto proces. Veç vonesave dhe procesit të ngadalshëm, një tjetër problem që kanë studentët është ajo e rikthimit në vendin ku kanë studiuar. Shpeshherë kriteret që kërkohen nga Ministria e Arsimit shqiptar, nuk shikohen me vëmendje dhe kjo u kushton studentëve shpenzimin e një kohe më të gjatë udhëtimesh dhe rendjes pranë sekretarive të universiteteve ku kanë studiuar.
Problemet
Por, nga ana tjetër, për ta është edhe shpenzim ekstra parash, për bileta udhëtimi, për harxhime të tjera. Sakaq, problemi më i madh që kanë sot studentët që presin konvertimin e diplomës është punësimi. Për shkak se nuk kanë se çfarë dokumentesh të tregojnë pranë sektorëve publikë apo privatë, ata janë të detyruar të presin procesin e ekuivalentimit të diplomës dhe më pas të kërkojnë të aplikojnë për një vend pune. Rreth gjashtë muaj më parë, Ministria e Arsimit ka ekuivalentuar 100 diploma, duke i klasifikuar si të vlefshme. Ndërkohë që sektori i njohjeve të diplomave është në fazë shqyrtimi të kërkesave të reja për konvertim.
Ankesat
Studentët vazhdimisht shkojnë pranë Ministrisë së Arsimit për të pyetur se kur do të jetë afati që do të marrin në dorë diplomën. Sipas tyre, procesi është shumë i ngadaltë, ndërsa ministria sqaron se çdo diplomë e huaj ka afatet e saj për t‘u verifikuar. Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i legalizuar në përputhje me udhëzimin e ministrit për procedurat e njohjes së diplomave. Kjo kohë është e domosdoshme për verifikimin dhe konfirmimin nga institucionet që e kanë lëshuar diplomën. Komisioni për njohjen e diplomave është duke punuar me përparësi për procedimin e një numri sa më të madh të aplikimeve, me qëllim që të mos ketë pengesa për punësim. Ministria e Arsimit sqaron se nëse në dosjen e studentëve që kërkojnë të ekuivalentojnë diplomën gjendet mungesë e një përgjigjeje të institucionit që ka lëshuar diplomën, mungesë e legalizimit të diplomës, apo mosplotësim të kritereve që kërkohen nga MASH-i për njohjen e diplomave, atëherë ky afat zgjatet edhe më shumë. Ministria e Arsimit ka deklaruar zyrtarisht se, miratimi i udhëzimit për njohjen e diplomave ka lehtësuar procedurat. Të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me vulën apostille, ose nga ambasada shqiptare. Ata aplikantë që nuk kanë marrë vulën apostille, apo legalizimin nga ambasada shqiptare, mund të provojnë të kontaktojnë dhe të procedojnë me postë. Në shumicën e shteteve, legalizimi kryhet me vulën apostille.