E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet fondi për dhomat e paraburgimit

Më në fund qeveria çel fondet e shumëkërkuara për rikonstruktimin e dhomave të paraburgimit të Beratit. Burime nga ky institucion kanë pohuar dje për gazetën, se pak ditë më parë, qeveria ka miratuar një fond prej 18 milionë lekësh të reja, të cilat do të përdoren për përmirësimin e kushteve të dhomave të paraburgimit në qytetin e Beratit. Drejtori i këtij institucioni, Agron Mahmutaj, tha dje për gazetën, se "këto fonde janë kërkuar prej kohësh, pasi birucat e tij janë në parametra jo normalë për akomodimin e të paraburgosurve". Sipas tij, pas çeljes së

fondit nga qeveria, këto ditë do të organizohet tenderi dhe përzgjedhja e firmës ndërtuese, gjë që do të bëhet nga Ministria e Drejtësisë. Sipas projektit të miratuar, me këto fonde investuese është parashikuar të zgjerohen përmasat aktuale të birucave, nga 6 m2, në 9 m2, duke rritur kapacitetin e tyre

dhe kushtet e akomodimit. Drejtori Mahmutaj sqaron se numri i birucave do të mbetet po ai, por do të punohet për përmirësimin e kushteve, duke arritur parametrat bashkëkohorë. "Krahas dhomave të të paraburgosurve, do të bëhet përshtatje e rikonstruksione të zyrave të administratës së institucionit, të dhomave të shërbimit: kuzhina, mensa, infermieria, dhoma e takimeve, dusheve, tualeteve etj.", ka sqaruar më tej drejtori Mahmutaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›