400 vota Berisha Te rinumerohen te gjitha

Partia Demokratike do të kërkojë rinumërimin e 400 votave të kontestuara nga 250 mijë fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë Tiranë. Kryeministri Sali Berisha citoi para deputetëve demokratë se votat e vlefshme dhe të pavlefshme kanë marrë vlerësimin nga komisionerët, ndërsa votat e kundërshtuara kanë fituar të drejtën për t`u lexuar nga KZAZ, KQZ dhe Gjykata e Apelit.
“Në procesin e numërimit ka tre produkte. Vota të vlefshme janë vetëm ato të cilat kanë marrë votën e të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve. Të pavlefshme janë ato për të cilat është votuar të shpallen të tilla nga të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit. Dhe vota e tretë janë votat e kundërshtuara. që kanë fituar të drejtën e qytetarisë për t’u rvlerësuar dhe rilexuar në të githa instancat e shqyrtimit të ankesave nga KZAZ, KQZ, Gjykata e Apelit”-tha kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe qëndrimit të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi mbi mospërputhjet që kampi opozitar ka konstatuar në tabelat përfundimtare.
“Zoti Rama, i cili kishte 144 orë afat për të paraqitur 155 ankesa nqs donte, dorëzoi vetëm 2 ankesa dhe këto natyrisht i ka me ato vota që i quan klandestine, që po të kishte skafe do t’i hidhte në deti, por s’ka se kemi bërë moratoriumin e skafeve. Vota qytetarësh që ai i ka qeverisur prej 11 vjetësh, të hedhura, të pastra si kristali, si rrezja e diellit, të të gjitha kategorive, përfshi edhe nivelet më të larta. Pardje nxori avokatin e tij të ri, Gramoz Ruçi. Parmbrëmë Aleksi iu drejtuar Platinisë: “Ku i kam ato penalltitë e munguara?”. Ai i tha, “Jashtë kohe s’ka ankesa, përpiqu rradhën tjetër që Manchester United të vendosë nderin e humbur në atë ndeshje që u fituar nga Barcelona. Akeksi merr vesh, Gramozi nuk merr vesh gjë”-tha kryeministri.
Shefi i qeverisë bëri me dije se në muajin qershor-korrik, kabineti qeveritar do të punojë për riformatimin e buxhetit për rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Erjon Ajazi