Ankesat e PD- PS. KQZ shqyrton pretendimet e paleve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e paraqitura për parregullsitë e pretenduara në procesin e votimit dhe numërimit për bashkinë e Tiranës. Pas debateve të së hënës, anëtarët e Komisionit Qendror vendosën gjithashtu që të merren në rishqyrtim dhe një herë të gjitha procesverbalet dhe librat e protokollit për 11 KZAZ-të e Tiranës.
Ishin katër ankesat e paraqitura në KQZ, 2 të PS, një e PD-së dhe e një e Partisë së Pensionistëve.PS kërkon shpalljen të pavlefshme të tabelës së rezultatit të njësisë 5 dhe gjithë Tiranë, ndërsa demokratët kërkojnë rinumërim të fletëve të kontestuara dhe në 26 kuti të reja, fletë të cilat pritet të thellojnë rezultatin.