42 grade vere afrikane dhe me rrebeshe

Temperatura të larta, mot me diell, por edhe intervale të shkurtra rreshjesh në formë rrebeshi. Kjo do të jetë panorama që do të ofrojë stina e verës përgjatë muajve korrik dhe gusht, pasi qershori sipas metereologëve pritet të mbyllet me mot të kthjellët dhe temperaturë mbi 30 gradë celcius. Edhe gjatë kësaj vere nuk do të mungojnë temperaturat e ngjashme me vendet e Afrikës, të cilat pritet të shkojnë deri në 42 gradë celcius.
“Parashikohet që edhe korriku edhe gushti të jenë muaj të nxehtë, duke qenë se dhe për nga ana klimatike janë muajt më të nxehtë të vitit, ndërsa, përsa i përket rreshjeve do t’i kemi të pranishme gjatë gjithë këtyre dy muajve, por që do të jenë afatshkurtër. Kryesisht rreshjet do të jenë në formë rrebeshi. Përsa i përket temperaturave, parashikohet që gjatë kësaj vere të përjetojmë edhe valët e të nxehtit afrikan, të cilat do të bëjnë që temperaturat të arrijnë në 42 gradë celsius”-tha Lajda Porja, metereologe.
Edhe një vit më parë, stina e verës në vendin tonë përgjatë muajve korrik dhe gusht ka qenë e shoqëruar nga temperatura të larta, të cilat herë pas here i kaluan dhe 40 gradë celcius.
Edlira Sulejmani