E Shtunë, 31 Tetor 2026

India hedh në gjyq Google-n dhe Facebookun

Në Indi, kompanitë gjigante Google dhe Facebook, po përballen me një çështje gjyqësore, mbasi qeveria autorizoi ndjekjen e tyre penale për përmbajtjen e materialeve në faqet e tyre në internet. Kjo çështje ka hedhur dritë mbi gjendjen e lirisë së shprehjes në këtë vend.

Çështja penale e ngritur nga redaktori i të përjavshmes Akbari në gjuhën urdu, në New Delhi, akuzon 21 kompani interneti për shkelje të ligjit indian. Vinay Rai ka ngritur akuzën, sipas së cilës materialet e shfaqura në faqet e kompanive të internetit kanë përmbajtje që nxisin konfliktet ndërfetare.

Rai thotë se kolegët e tij i tërhoqën vëmendjen tek disa imazhe të Profetit Muhamed, të cilat fyejnë myslimanët. Ai citon dhe imazhe e tekste të tjera të cilat mund të lëndojnë ndjenjat e hinduve dhe të krishterëve. Ai do që kompanitë e Internetit të kontrollojnë përmbajtjen e asaj që do të publikojnë.

Kompanitë e internetit Google dhe Facebook i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë në New Dehli që të ndalojë çështjen kundër tyre. Në një apelim që i kanë bërë akuzës ndaj tyre, ata thonë se është e pamundur që të filtrojnë të gjitha materialet ose të pengojnë hedhjen e tyre në internet nga përdoruesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›