Vazhdon kriza e borxhit në SHBA

Republikanët dhe demokratët në SHBA po vazhdojnë përpjekjet, për të arritur kompromis rreth kufirit të borxhit.
Lideri i republikanëve në Kongres, Joe Boehner, ka kërkuar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të mbështesin planin e tij për të shkurtuar buxhetin e SHBA-së dhe për të rritur kufirin e borxhit.
Apeli i tij vjen me gjithë kërcënimin e vetos nga Shtëpia e Bardhë dhe refuzimet e udhëheqësve demokratë në Senat.
Kundërshtimet e demokratëve kanë të bëjnë me, siç thonë, faktin se plani i Boehnerit do të rriste kufirin e borxhit vetëm për gjashtë muaj, duke e bërë politikën edhe më të vështirë për ligjvënësit, përpara zgjedhjeve të nëntorit 2012.
Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të dështojnë për të paguar borxhin, nëse kufiri i huamarrjes nuk rritet deri më 2 gusht.
Thesari ka paralajmëruar se do të dalë me një plan veprimi për qeverinë, nëse nuk respektohet afati i caktuar.