Greqi, sulmi ishqiptarëve, ngabanda kriminale
ATHINE- Një bandë kriminale që vepronte në zonën e Agrinjos në Greqi, 300 km larg Athinës dyshohet se kanë sulmuar me armë lokalin, ku ishin ulur për të pushuar pasagjerët e tre autobusëve të linjës Athinë – Tiranë. Nga sulmi mbetën të plagosur tre shtetas shqiptar.
Gazeta Shqiptare shkruan sot se nga hetimet paraprake të policisë helene rezulton se bëhet fjalë për një bandë kriminale që vepronte në këtë zonë dhe kishte qëllim grabitjen e pasagjerëve.
Sulmi ndodhi në orën 01.00 (me orën greke) kur tre autobusë të nisur nga Athina drejt Shqipërisë, kanë vendosur të ndalen në Agrinjo, në një lokal që njihej si pikë ndalimi për emigrantët shqiptarë.
Personat e maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokal dhe u kanë kërkuar klientëve të uleshin përtokë dhe të nxirrnin për t’ua dorëzuar atyre paratë dhe gjithçka kishin me vete.
Kanali i parë i televizionit shtetëror raportoi dje se për shkak të panikut që u krijua, grabitësit u larguan nga restoranti, por gjatë ikjes së tyre zbrazën breshëri plumbash mbi autobusat e parkuar. Si rezultat u plagos rëndë në fytyrë një 66 vjeçare, e cila më pas u dërgua në siptalin e Agrinios.
Duke iu referuar mediave greke policia dyshon se autorët janë anëtarë të një bande kriminale e cila pak ditë më parë kishe grabitur një punonjës poste po në këtë zonë, duke i marrë 40 mijë euro, para të destinuara për pagesën e pensioneve banorëve të zonës.
Ministria e Jashtme shqiptare i ka kërkuar autoriteteve greke të zbardhë sa më parë rrethanat e ngjarjes së rëndë si dhe autorët të vihen para ligjit.
Tre shqiptarët e plagosur janë Efimi Bika, 66 vjeç lindur në Përmet, Vangjel Stavro, 15 vjeç lindur në Athinë dhe Soni Hodaj, 29 vjeç lindur në Fier. Ministria e Jashtme informoi je se dy prej të plagosurve ishin jashtë rrezikut për jetën ndërsa Efimi Bika i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
(s.g/BalkanWeb)