Peqin, 120 të burgosur në grevë urie
Në burgun e Peqinit, prej 48 orësh ka filluar një grevë masive urie. Të dënuarit refuzojnë ushqimin, pasi pretendojnë se kërkesat e tyre për ulje dënimi nuk janë pranuar nga gjykatat lokale. Ata deklarojnë gjithashtu se u janë shkelur të drejtat e njeriut dhe i kërkojnë Presidentit të Republikës, Parlamentit dhe krerëve të lartë të shtetit që të rishikojnë vendimet e tyre, pasi janë më tepër sesa e parashikon ligji. Burime nga Burgu i Peqinit thanë se 120 të dënuarit refuzojnë ushqimin dhe pretendojnë se u janë shkelur të drejtat, ndërsa në shenjë proteste për vendimet e gjykatës deklarojnë se do t’i shkojnë deri në fund kësaj greve. Sipas të dhënave nga burgu, pjesës më të madhe të grevistëve i ka mbaruar dy e treta e dënimit dhe ata kërkojnë ulje dënimit. Sipas informacioneve, ata kanë nënshkruar një peticion dhe ua kanë drejtuar krerëve më të lartë të shtetit.
#