E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, turistja serbe vdes në banesën e diplomatit malazez

Ataku kardiak

Një 46-vjeçare serbe është gjetur e vdekur në apartamentin e një diplomati malazez, ndërkohë që dyshohet se ka vdekur nga ataku kardiak. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë, në afërsi të Rrugës së Elbasanit dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për veprime të mëtejshme në Morgun e Tiranës. Burimet policore të kryeqytetit shpjeguan se ka qenë diplomati malazez ai që e ka gjetur të vdekur mikeshën e tij dhe menjëherë ka lajmëruar uniformat blu të kryeqytetit, të cilët kanë mbërritur në shtëpinë, e cila ndodhet në një pallat të ri te “Rruga e Elbasanit”. Menjëherë kanë nisur hetimet, të cilat kanë hedhur dritë se vdekja e 46-vjeçares serbe, Milojka Brajoviç, ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Sipas burimeve mësohet se gruaja serbe kishte mbërritur në Tiranë për të pushuar, ku do të vizitonte disa nga vendet turistike të vendit tonë. Miku i saj malazez i ka ofruar shtëpinë e tij për të qëndruar një natë, pasi 46-vjeçarja nuk kishte mundur që të gjente dhomë hoteli. Por, ajo është gjetur mëngjesin e djeshëm e vdekur dhe mjekët konfirmojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Por, më pas trupi i pajetë i serbes është dërguar në morgun e kryeqytetit, ku do të kryhet një autopsi dhe më pas, nëpërmjet Ambasadës së Serbisë, trupi i pajetë do të transportohet për në shtetin e saj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›