Bllokimi i reformës, Ruçi: PD po pengon integrimin
Nga Fieri, kryetari i grupit socialist ka akuzuar mazhorancën se përmes reformës zgjedhore po bllokon procesin per intgerimin ne Bashkimin Europian.
Ruci ka reaguar ndaj ngërcit të djeshëm të krijuar për kutite ne komisionin e reformës zgjedhore. Megjithatë sipas Rucit, PS është e gatshme për cdo lloj bashkëpunimi në të mirë të integrimit.
Ruci ishte në Fier, ku mori pjesë në ditën përkujtimore të deshmorëve që kanë dhënë jetën për liri.
Nga ana tjetër në Peshkopi, në nder të ditës së dëshmorëve, është zgjedhur busti i rivendosur i Heroit te Popullit, Nazmi Rushiti, për të vënë kurora me lule.
Busti i Heroit te Popullit, Nazmi Rushiti, u rivendos serisht ne Bronx nga bashkia Peshkopi, pas incidentit te ndodhur nje vit me pare.