Kupa e Italise, Sot Roma-Inter
ROME-Duket vetëm një finale e Kupës së Italisë, por në të vërtetë nuk është aspak kështu. Roma-Inter, që do të luhet sot në mbrëmje në "Olimpiko" do të jetë një përballje inatesh, akuzash dhe urrejtjesh. Pas Lacio-Inter që u luajt të dielën në mbrëmje dhe që përfundoi me fitoren e lehtë të zikaltërve, gjakrat mes dy kampeve janë ndezur në maksimum. Jo më kot forcat e policisë për takimin e sotëm do të jenë të shtuara në numër. Për këtë finale edhe Zhoze Murinjo ka thyer heshtjen, duke iu përgjigjur akuzave të ardhura nga presidentja e Romës Rosela Sensi. "Duhet të na vijë turp vetëm nëse vjedhim gjë, - deklaroi portugezi. - Nëse ne kemi ardhur në këtë pikë, duke luajtur për gjithçka, nuk meritojmë respekt, por është e detyrueshme të na respektojnë. Zonja Sensi mund të jetë presidente, doktoreshë, mund të ketë lindur në një kullë të adhuruar, por duhet të na respektojë", deklaroi Murinjo.
Murinjo e ka cilësuar gjithnjë kundërshtare Romën, madje në çdo front. "Sepse, dy vjet më parë Roma luajti me Interin deri në javën e fundit të kampionatit, - thotë ai. - Këtë vit nuk mund të qëndronin jashtë katërshes së parë, por pastaj përfitoi nga një periudhë ku unë nuk shkoja në konferencë shtypi dhe u afrua deri sa na kaloi. Në Europa League, një kompeticion që nuk është i vështirë të fitosh, patën një natë tersi ndaj Panathinaikosit. Ndërsa tani Roma ka shansin se e luan finalen e Kupës së Italisë në shtëpi, që është një gjë unike në botë. Nuk njoh Kupa të tjera kombëtare që luhen në stadiumin e njërës prej finalisteve. Kjo ndeshje nëse luhej në Napoli, Firence, Bolonja, do të ishte ndryshe. Në Spanjë dhe Gjermani e vendosin stadiumin pasi shohin finalistët, në Angli dhe në Francë në një stadium neutral. Ndërsa këtu, luhet në Romë", u shpreh me një ton akuzues Zhoze Murinjo.
(d.b/BalkanWeb)