Sallam-greva e Edi Ramës
Ka rënë shumë poshtë institucioni i protestës. Uria e dikurshme socialiste po tentohet të riciklohet përmes ringjalljes së urisë për sallam. Gjithçka bëhet për lehtësi transportimi, larg syve të kamerave, por edhe për afeksionin e gjindjes greviste, ndaj një produkti shumëpërdorimsh e që reflekton edhe efektivitetin e një palo-greve antievropiane
Pas “fatit të keq”, që korrespondoi fillimi i grevës së urisë, kjo për faj të qofteve të prishura, sallami është shndërruar në “simbolin” e kësaj greve urie. Ngritja e sallamit “në nivelin e merituar”, është bërë nga ana e deputetëve socialistë të grevës së urisë edhe për shkak të nostalgjisë.
Uria e dikurshme e para vitit 1990, për sallam, që vinte për mungesë të tij në shitoret anë e kënd Shqipërisë, tashmë ka risjellë në këtë “skenë” groteske urinë e dikurshme për sallam. Ndaj edhe deputetë socialistë, në “kujtim” të tij (sallamit), pas zhgënjimit me qoftet, nxituan t’i zëvendësojnë ato (qoftet) me sallam në menytë e tyre.
Një zëvendësim i tillë u bë edhe për një sjellje praktike...
Sallami, për nga forma dhe ambalazhi, është i lehtë për t’u fshehur, pa tërhequr vëmendjen e xhelozëve të mundshëm edhe në çdo pjesë të trupit, njëherazi edhe pa pësuar “ndryshim” apo “tjetërsim” ndryshe nga qoftet, që nuk e “gëzojnë” këto “avantazhe”.
Përpos këtyre avantazheve, ajo që është më kryesorja, ka të bëjë me një të vërtetë të madhe, që deputetët socialistë të grevës së urisë, në përgjithësi janë gjindja që e pëlqejnë sallamin...