"Bomba" e Bufon: Nëse iki nga Juve, shkoj në Angli
ROME-Xhixhi Bufon ka lëshuar një deklaratë vërtetë të fortë dje për tifozët e Juventusit, duke lënë të hapur mundësinë e largimit në muajt e verës. "Nëse do të largohesha nga Torino, mendoj se destinacioni im mund të jetë Premier Liga", u shpreh numri 1 i skuadrës bardhezi. Bufon kërkohet prej kohësh nga Mançester Junajtid dhe Mançester Siti. Sidomos, sheikët e Sitit duken të joshur prej juventinit, një prej portierëve më të mirë në botë. "Dëshira ime për të lënë Juventusin është e barabartë me dëshirën e Juventusit për të më lënë mua të iki. Gjithçka që do të ndodhë me të ardhmen time, do ta vendos në bashkëpunim me klubin. Juventusi është gjithnjë prioritet, kështu që të shohim çfarë do të vendosim", deklaroi Bufon.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)