Hungaria merr kryesine e radhes se Bashkimit Evropian
Hungaria ka filluar kryesimin e Bashkimin Evropian per gjashte muajt e radhes ndersa perballet me kritika nderkombetare per miratimin e nje ligji te ashper qe po shkakton shqetesime rreth lirise se mjeteve te informimit.
Hungaria do te ndeshet me sfida te shumta ne krye te bllokut 27-anetaresh perfshire krizen e borxhit te eurozones dhe integrimin e pakices rome.
Ministri i jashtem i Hungarise Janosh Martonji e beri te qarte se vendi e tij e sheh stabilizimin e eurozones si perparesi kryesore dhe i kushton rendesi nje takimi te larte qe do te mbahet ne maj ne Budapest mes Bashkimit Evropian dhe fqinjeve lindore.
Zoti Martonji kritikoi thirrjet e Britanise Frances Gjermanise Holandes dhe Finlandes per te pezulluar shpenzimet e bllokut ne nje kohe kur ish-vendet komuniste si Hungaria vazhdojne te varen se tepermi nga ndihmat e BE-se.