E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Demokratet e republikanet te ndajne pergjegjesite per ta cuar vendin perpara

Presidenti amerikan Barak Obama tha se demokratet dhe republikanet duhet te ndajne pergjegjesite per te cuar vendin perpara ne vitin e ri.

Ne fjalimin e tij te perjavshem sot presidenti Obama tha se nderkohe qe shqetesim kryesor eshte permiresimi i ekonomise ligjvenesit duhet gjithashtu te punojne se bashku per te garantuar forcen e ekonomise dhe aftesine e Amerikes per te konkuruar ne te ardhmen afat-gjate.

Presidenti tha gjithashtu se me formimin e kongresit te ri pas disa ditesh ai eshte i gastshem te punoje me kedo qe ofron ide te mira dhe angazhohet per zbatimin e tyre pavaresisht nga perkatesia e tyre partiake.

Presidenti Obama tha se synimi i tij per vitin e ri eshte rritja ekonomike krijimi i vendeve te punes dhe ngritja e klases se mesme.

Ne fjalimin e perjavshem te republikaneve senatorja Kelly Ayotte nga shteti Nju Hamshir tha se partia e saj do te vazhdoje te fokusohet ne shkurtimin e shpenzimeve qeveritare dhe te ndihmoje bizneset te krijojne vende te reja pune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›