Hakerët kosovarë pushtojnë faqen e Tadic
BEOGRAD- Një grup hakerësh kosovarë, kanë sulmuar faqen e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, www.boristadic.org, si shenjë hakmarrje ndaj sulmit të së hënës ndaj faqes zyrtare të presidentit të Republikës së Kosovës nga disa hakerë serbë.
“Pas sulmit të hakerëve serbë ndaj faqes së presidentit tonë, na ka ardhur shumë rëndë kjo, dhe për këtë arsye ne si hakerë shqiptarë ua kemi kthyer këtë gjë duke hakeruar web-faqen zyrtare të presidentit serb Boris Tadic”, thuhet në një deklaratë të grupit të hakerëve kosovarë.
“We have the best President in the world FATMIR SEJDIU, Republic of KOSOVO, Ne jemi legjenda të gjalla nuk vdesim kurr” këto janë disa nga fjalët që shkruhen në home pagen e faqes zyrtarë të presidentit serb nëse klikohet në ëëë.boristadic.org.
Ky grup po ashtu pretendon se ka depërtuar edhe në faqet online të ministrive të tjera serbe.
(e.n/BalkanWeb)