E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 mijë ekzekutime të dënimit me vdekje në vitin 2011

Kanë qenë së paku 5 mijë dënime me vdekje në 2011 në gjithë botën, por ka edhe një lajm të mirë: krahasuar me vitin e mëparshëm, ky numër është pakësuar dhe jo pak.

Nëse në vitin 2010 kishte 5.946 dënime të tilla, në vitin 2011janë regjistruar rreth 5 mijë. Kina, Irani dhe Arabia Saudite janë tri vendet e para në botë për dënimet kapitale. Parabola zbritëse e vitit të kaluar i dedikohet uljes së të gjykuarve dhe të dënuarve në Kinë, të cilët nga 5 mijë në vitin 2010 kanë zbritur në 4 mijë në vitin 2011.

Të dhënat e përmbajtjes së raportit vjetor mbi dënimin me vdekje në botë, të përpiluara nga organizata “Asnjë nuk prek Kainin”, janë paraqitur në qendrën e Radikalëve në Romë.

Deri tani janë 155 vende që kanë miratuar ligjin për shfuqizimin e dënimit me vdekje, nga të cilat 99 vende janë kundër, 7 e kanë shfuqizuar dënimin mbi krimet për motive të ulëta, 5 janë vendet që kanë miratuar një moratorium të ekzekutimeve dhe 44 janë vendet që nuk kryejnë dënime me vdekje prej thuajse 10 vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›