E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mijë tonë oriz nga Kamboxhia

Kamboxhia, vendi prodhues më i madh në botë i orizit, është në negociata me Shqipërinë për të rritur eksportin në sasi të konsiderueshme. Duke iu referuar drejtorit të përgjithshëm të industrisë së vogël dhe të mesme, Outh Renne, bëhet fjalë për rreth 5 mijë tonë oriz që do të mbërrijë çdo muaj në Shqipëri. Sipas tij, aktualisht po negociohet me çmimin, "ku pala shqiptare ka ofruar 475 dollarë për tonë, ndërsa oferta jonë është për 490 dollarë për tonë, nga 500 që ishte më parë". Aktualisht, qeveria e Kamboxhias ka përgatitur nisjen e një sasie prej 300 tonësh me anije. Për momentin nuk mësohet ende se me cilën palë po negocion qeveria e Kamboxhias, por, nga ana tjetër, sqaron se bisedimet janë drejt përfundimit. Kamboxhia eksporton mbi 2 milionë tonë oriz në vit falë prodhimit të lartë, i cili rezulton 2.6 tonë oriz për një hektar tokë, kurse Kina siguron 6 tonë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›