5 milionë të papunë në vendet e BE, në krye Spanja e Greqia
BRUKSEL-Sipas të dhënave të një raporti të Eurostat për muajin Korrik 2011, 5 milion vetë të vendeve të BE, kryesisht të rinj, janë të papunë.
Kampione të papunësisë së të rinjve janë Spanja me 45,7% , e ndjekur nga Greqia me 38,5%.
Shkaqet e papunësisë për Greqinë dhe Spanjën janë kriza e borxheve dhe deficitet publike.
Në Spanjë, ku një në dy të rinj është i papunë, nuk ka thjesht mungesë vendesh pune, por fakti që korrupsioni dhe masat shtrënguese të qeverisë së Zapateros nuk lënë mundësi për rimëkëmbje. Edhe pse në tremujorin e parë të 2011 kishte një rritje minimale 0.3% PBB-së, kjo ndodhi në sajë të eksporteve të Gjermanisë dhe Francës, ndërkohë që nuk janë hapur vende pune.
Gjithashtu në Greqi, kriza ekonomike ka ulur ndjeshëm mundësitë për punësim, në kushtet kur shumë vende pune janë mbyllur e pritet të mbyllen dhe mjaft të rinj që përfundojnë shkollat, nuk kanë ku të ushtrojnë profesionin e tyre.
Norma të larta të papunësisë së të rinjve ka gjithashtu Italia (27.8 %), Irlanda (26.9%) dhe Portugalia (26.8 %).
Britania me 19.6% të rinj të papunë, sidomos njerëz me ngjyrë dhe me origjinë jo vendase.
Së fundi, Gjermania me 9,1 % papunësi tek të rinjtë zë vendin e tretë në shkallë papunësie, pas Hollandës (7.1%) dhe Austrisë (8.2 %).
(d.b/BalkanWeb)