‘Otranto’, Pivetti: Falje për deklaratat anti-shqiptare, u nxitova
VLORË-Familjarë të viktimave që u mbytën bashkë me Anijën Kateri i Radës 14 vjet më parë në Otranto kanë protestuar sot kundër vizitës që po realizon në Vlorë, ish-kryetare e parlamentit italian, Irene Pivetti.
E ndodhur në Vlorë në një takim me prefektin Eduart Vecani, Pivetti është gjendur para kontestimit të familjarëve të viktimave ndaj vizitës së saj. “Ju jeni e padëshiruar, për shkakun tuaj ndodhi tragjedia e Otrantos”, u shpreh Pushime Cala, përfaqësuese e familjarëve të viktimave të Otrantos.
Ajo i kujtoi Pivettit deklaratën që ka bërë në senatin italian në vitin 1997, “Ti hedhim shqiptarët në det, të mos i lejojmë ti afrohen brigjeve tona”.
Pivetti sot nga Vlora u ka kërkuar familjeve te viktimave falje publike për deklaratën e bërë 14 vjet më parë. “Kërkoj falje për deklaratat e nxituara, tashmë dy popujt tanë kanë miqësi, marrëdhënia mes dy vendeve shumë e mirë”, u shpreh Pivetti në takimin me prefektin e Vlorës.
Tragjedia
Më 28 mars të vitti 2011 u mbushen plot 14 vjet nga tragjedia e Otrantos, ku anija shqiptare Kateri i Radës, u mbyt në mënyrë të qëllimshme nga anija “Sibilla”.
Vitin e kaluar, pikërisht në 13 vjetorin e kësaj tragjedie, Neës24 dhe Gazeta Shqiptare sollën pamjet tragjike të përplasjes së Sibillës me Katerin e Radës, e po ashtu, edhe pamje filmike të anijes shqiptare në brigjet italiane, në zonën Forte a Mare.
Në trazirat e marsit të vitit 1997, 120 shqiptarë, filluan rrugëtimin që nuk do t’i conte sërish në tokë, me anijen shqiptare Kateri i Radës. Nga pamjet filmike siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartë anija “Sibilla” një flotëanije luftarake italiane, që i ka rënë në mes anijes së vogël shqiptare. Përfundimi i kësaj tragjedie ishte i dhimbshëm: u gjetën në det 81 kufoma, ndërsa 24 trupa nuk u gjendën asnjëherë. Tragjedia e Otrantos është cilësuar si ngjarja më e rëndë që preku shumë familje vlonjate dhe nga qytete të tjera të vendit.
Ndërkohë ecejaket e shqiptarëve nga Shqipëria në Itali për të gjetur fajtorin e kësaj tragjedie, kanë qenë dëshpëruese. Procesi për këtë tragjedi, vijon prej 14 vitesh. Gjykata e Apelit në Itali ka fajësuar shqiptarët për tragjedinë, por çështja ende nuk ka përfunduar.
Ndërkohë, 16 nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Një nga të mbijetuarit, Krenar Xhavara, thotë se, "në këtë proces po gjykohet njëkohësisht penalizmi i qeverisë italiane si përgjegjëse dhe autore e kësaj tragjedie, si dhe aspekti civil, që lidhet me dëmshpërblimin e atyre që u mbytën”.