E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Zgjidhni një President të gjithanshëm

Ajo ishte në Durrës, nga ku deklaroi se shpresonte se do të kishte një kompromis për zgjedhjen e presidentit që në raundin e tretë të votimit në parlament dhe që politika shqiptare të zgjedhë njeriun e duhur brenda limiteve që përcakton kushtetuta e Shqipërisë.

 "Duhet një president për të gjithë shqiptarët, ndaj duhet gjetur gjuha e përbashkët mes politikanëve", shtoi kryediplomatja gjermane në vendin tonë. Deklaratat e znj. Karola Myler Holtkemper u bënë pas përurimit të Qendrës komunitare "Sot për të ardhmen" në zonën e ish-Kënetës së Durrësit, e cila financohet nga qeveria gjermane. Kjo qendër i shërben integrimit në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të Durrësit të komunitetit të banorëve të ardhur vitet e fundit.  /Start/

                                                                                             2012-06-07 14:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›