E premtja e “madhe” për Presidentin

Ky raund shënon edhe raundin e fundit të votimit me 3/5-t e votave të deputetëve në Parlament, ndërsa pasohet edhe me dy raunde të tjera ku votimi për kreun e Shtetit bëhet me një mazhorancë të thjeshtë prej 71 votash të deputetëve në Parlament.
Vendimi u mor sot nga deputetët me 71 vota pro, 58 kundër dhe 1 abstenim që raundi i radhës të zhvillohet më 8 qershor, teksa opozita kishte kërkuar më shumë kohë për konsultime, teksa propozoi që seanca të zhvillohen të hënën e ardhshme.
Deri më tani, kandidati në garë mbetet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, i preferuari nga të gjitha partitë e mazhorancës, ndërsa opozita nuk ka bërë ndonjë propozim. Ende nuk dihet nëse deri nesër në orën 10:00 do të ketë kandidatë zyrtarë që ketë marrë edhe firmën e 20 deputetëve.
Nëse palët nuk do të kenë arritur konsensus edhe gjatë ditës së nesërme, atëherë dera mbetet e hapur për dakordësi, por për mazhorancën aktuale nuk do të ketë ndonjë rëndësi të madhe. Një ide të tillë se konsensusi mund të arrihet në raundit e pestë e hedh Fatmir Mediu, deputeti dhe kreu i Partisë Republikane.
“Unë mendoj që ne kemi përzgjedhur një kandidat për president dhe jo për raunde dhe këtë e kemi bërë në një diskutim brenda mazhorancës. PR ka kërkuar që cdo diskutim të bëhej brenda mazhorancës dhe është e gatshme ti nënshtrohet një diskutimi brenda mazhorancës gjithmonë ne kemi qenë seriozë në procesin për presidentin, në përzgjedhjen e një kandidature mbi palët për të arritur një konsensus, cili mund të arrihet dhe në raundin e 5-te". /S.Lleshi/Start/
2012-06-07 14:47