“Nano kandidat konsensual dhe aset i çmuar i shtetarit”

Lëvizja për Nanon President, shkruan se Rama teksa kërkon President konsensual, prej javësh nuk ka paraqet asnjë kandidaturë, teksa veprime të tilla, kjo Lëvizje, i konsideron vetëpërjashtuese të opozitës nga vendimmarrja parlamentare.
“Fatos Nano tërheq vëmendjen se Kryetari i Partisë Socialiste, Lideri i Opozitës, nuk mundet të mos kuptojë se ka ditë, ka momente kur vendi, shoqëria shqiptare, kombi, janë më të rëndësishëm sesa Partia, sesa cilado parti. Opozita nuk mund të deklarojë dështimin apo pamundësinë e saj për të mbështetur e ofruar kandidatin më të mirë, më të vlerë dhe më dinjitoz për shqiptarët por edhe sipas kërkesave më dashamirëse të partnerëve tanë euroatlantikë. Opozita nuk mundet të bëhet bashkëautore dhe bashkëfajtore në një proces të arrestimit të garës dhe konkurencës së lirë e të ndershme, si edhe të zvogëlimit, shpërfilljes dhe denigrimit të personalitetit dhe rolit të njeriut që do të bëhet President Republike duke kaluar vetëm nga filtri i vjetruar i Kryetarëve”, thuhet në reagim.
Duke theksuar se Fatos Nano është një nga shtetarët e kualifikuar të vendit, kjo Lëvizje kërkon që ish-lideri socialist të vihet në garë për kreun e Shtetit. “Është në nderin tuaj si Deputete të PS, por është edhe në nderin e PS e të drejtuesve të saj aktualë që ta mbështesin kandidimin e Fatos Nanos për President të Republikës. Është një mundësi e madhe për PS që e ka pranë saj, pjesë të historisë së saj, në traditën e saj ofertën më të mirë për Presidentin më të mirë. Fatos Nano i ka të gjitha mundësitë të jetë President konsensual pra i mirëbesuar, bashkëvendosur dhe bashkëvotuar nga shumica dhe opozita, ose President i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme me rregulla e vullnete konsensualisht të bashkëvendosura për ta lejuar këtë garë si të tillë”, thuhet më tej. /Start/
2012-06-07 14:21