5 orë negociata, ngërç mes rumunëve dhe francezëve
Vendi: hotel Sofitel, në Luksemburg. Kohëzgjatja: 9:00-14:00. Protagonistë: trajnerë dhe drejtues të 6 federatave të Grupit D për kualifikimet e EURO 2012. Dhe natyrisht debati ndalet më së shumti nga francezët dhe rumunët. Sipas mediave luksemburgeze të cilat kanë pasqyruar më së miri të gjitha detajet e këtyre negociatave për caktimin e kalendarit, kanë qenë pikërisht elitarët e grupit ata që nuk kanë qenë më së shumti dakord për disa nga datat e caktuara. Kështu rumunët donin që ndaj francezëve të zhvillonin ndeshjet brenda një jave në sistemin vajtje-ardhje dhe mundësisht në shtatorin e këtij viti dhe jo në tetor sikundrë u vendos më vonë. Kjo pasi sipas trajnerit të Rumanisë në një deklaratë të mëvonshme për mediat e vendit të tij do të favorizonte më shumë skuadrën e tij pasi Franca do të vinte mjaft e lodhur nga botërori dhe do të ishte momenti më i mirë për tu ndeshur. Mirëpo pikërisht kësaj gjëje i është ruajtur edhe Zherard Hulier, përfaqësues i Francës në negociata. Në fund si Rumania dhe Franca u mjaftua duke me “vënien e vetos” në datat e tjera kundrë kundërshtarëve të grupit. Më pas një kafe e përbashkët dhe një shtrëngim duarsh mes Guj Hellers (trajner i Luksemburgut), Josip Kuzhe, Berd Stange, Safet Susiç, Ratzan Lupesku dhe Drejtorit Teknik të Kombëtares franceze, Zherard Hulie.