E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kufoma” 45-vjeçare rizgjohet



Një grua kolumbiane 45-vjeçare, e deklaruar e vdekur pasi kishte pësuar një infarkt, ka lëvizur krahun ndërsa po bëheshin gati për ta mbyllur gati për varrosje. Xhesti i ka shpëtuar jetën. Punonjësi i agjencisë së funeraleve ka ndërprerë menjëherë procedurat dhe e ka çuar gruan në spital. Kolumbiania ishte e sëmurë me sklerozë së shumëfishtë dhe ishte deklaruar e vdekur. Në të vërtetë, zemra e saj nuk kishte reshtur kurrë së rrahuri. Sipas mjekut që e vizitoi i fundit, ajo kishte pësuar një infarkt vdekjeprurës. Por Noelia Sernia në morg ishte akoma e gjallë. Tani ajo është shtruar në repartin e terapisë intensive në spitalin “Cali”, ku u dërgua me urgjencë. Sipas mjekëve, mundësitë e saj për të mbijetuar tani nuk janë shumë të larta. Për dhjetë orë Noelia ishte mbajtur me frymëmarrje artificiale. Pas atakut të dytë kardiak, mjekët e deklaruan të vdekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›