E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 vendet e NATO-s paralajmërojnë Serbinë: S’ka kthim pas për Kosovën

04-08-2011 / Gazeta 55

Pesë shtetet më të fuqishme të botës, SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia i kanë dërguar një ultimatum të mërkurën në mbrëmje Serbisë, në të cilën i është bërë e ditur se nuk ka kthim prapa situatës së 25 korrikut. Lajmin e kanë transmetuar mediat serbe të cilat janë të afërta me Qeverinë në Beograd. Në ultimatumin e tyre, fuqitë perëndimore propozojnë një formulë të re të kontrollimit të kufijve, të atillë që raportohet se e ka propozuar Robert Cooper.
Lajmi bëhet publik edhe nga portali kosovar i lajmeve Telegrafi, i cili i referohet mediave serbe, ku citohen burime të afërta me qeverinë në Beograd. “Deri më tani në kalimet kufitare ka pasur serbë dhe joshqiptarë që janë ndihmuar nga EULEX-i. Sipas modelit të ri në të ardhmen aty do të jenë tre serbë, tre shqiptarë dhe dy policë të EULEX-it. Është kërkuar me ultimatum që Serbia të ndalojë kontrollin e veriut të Kosovës nëpërmjet strukturave paralele”, thuhet në këtë kërkesë.
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raportoi se Robert Cooper propozoi kontrollin e kufijve nga policë e doganierë shqiptarë e serbë, dhe tha se mund të hyjnë vetura, por jo kamionë me mallra. Nuk ka BE për Serbinë, nëse veriu nuk është nën kontrollin e Prishtinës. Në të njëjtën kohë gazeta “Blic” ka njoftuar se përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve gjatë bisedimeve joformale kanë kërkuar nga zyrtarët serbë që veriun e Kosovës ta lënë nën kontroll të autoriteteve në Prishtinë, në mënyrë që të vazhdojë integrimi evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›