Bum turistësh të huaj që vizitojnë bregdetin shqiptar

04-08-2011 / Gazeta 55
Gjatë periudhës qershor – korrik në vendin tonë ka një rritje të numrit të hyrjeve si të shtetasve shqiptarë, ashtu edhe atyre të huaj. Nga të dhënat e publikuara nga Policia e Shtetit rezulton se përkatësisht janë rreth 111. 069 shtetas shqiptarë dhe 135 024 shtetas të huaj më shumë së vitin e kaluar.
Përsa i takon destinacioneve të preferuara nga turistët e huaj dhe vendas, drejtues të agjencive turistike thanë se plazhet e jugut, si Dhërmiu, Jala, Himara apo Saranda vazhdojnë të mbeten të preferuarat.
...