E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofendim skandaloz i kancelares Merkel

Pas dëgjimit të një bisede të incizuar telefonike mes kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, dhe redaktorit të një gazete italiane, që ndërlidhet me hetimet e skandaleve seksuale të Berlusconit, në publik është shfaqur një deklaratë vulgare e tij ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel. Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 19:09

Meqenëse bëhet fjalë për një zonjë, e cila veç kësaj është edhe kancelare, gazeta më e shitur gjermane ‘Bild’, e cila ka shkruar gjatë për këtë rast, vetëm konstatoi se Berlusconi “është shprehur në mënyrë tejet vulgare dhe të pashembulltë ndaj kancelares Merkel, veçanërisht për figurën e saj”.

Ndërkohë, gazeta britanike “Daily Mail’ këtë deklaratë të Berlusconit e ka cituar paska më konkretisht, megjithëse të kamufluar me yje të shumtë. Sipas gazetës, Berlusconi për kancelarin gjerman ka thënë se është “një .... e trashë, të cilën s’do ta .... askush”.

Por, kjo nuk është gafa e parë ofenduese e kryeministri italian për kancelaren gjermane.

Në fakt, gjatë një samiti të para dy viteve, Berlusconi e kishte lënë homologen e tij gjermane duke pritur derisa ai bisedonte me celularë. E një vit më herët, me rastin e vizitës së saj zyrtare në Itali, ai e kishte pritur atë i fshehur prapa një statuje. E pastaj, kishte kërcyer përnjëherë para saj, duke brohoritur: Ku-ku!.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›