E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashpërsohet lufta politike në Rusi

Mund të quhet makina e përbaltjes në versionin rus. Një e përjavshme publikoi foton që tregon Aleksei Navalnin, blogerin e njohur dhe udhëheqësin e protestës anti-Putin, krah miliarderit Boris Berezovski. Poshtë fotos shkruhet: “Aleksei Navalni nuk e ka fshehur kurrë që Boris Berezovski i jep para për betejën kundër Putinit”.

Fill pas publikimit të saj, nisi protesta në internet, të cilës i është referuar edhe prestigjiozja britanike “The Guardian”. I ngjan një rizgjimi të skenës politike ruse, pas një pushimi të gjatë pas festave çka, sipas analistëve, mund të jetë shenja e parë protestave të ardhshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të marsit.

Por ky nuk është veçse një fotomontazh që ka ndezur polemikat në vend. Ishte vet Navalni, avokat me profesion, i cili publikoi foton reale duke ndihmuar përkrahësit të shohin foton e vërtetë.

Në foto, blogeri i njohur buzëqesh krah miliarderit rus që jeton në Londër, i dënuar në Rusi për korrupsion, i cili kërkon, pa asnjë mëdyshje, fundin e epokës Putin.

Navalni ishte në krye të protestës më 24 Dhjetor në Moskë, ku u mblodhën mbi 100 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›