E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 mijë euro për “Verrat e Llukës"

Komuna e Deçanit, ka ndarë nga buxheti 50 mijë euro për fillimin e punimeve për pastrimin ambientit dhe ndërtimin e kompleksit memorial “Verrat e Llukës”.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka bërë të ditur se për fillimin e punimeve në ngritjen e një kompleksi memorial te ,,Verrat e Llukës ’’, komuna ka ndarë nga buxheti i sajë 50 mijë euro , të cilat do të shfrytëzohen për pastrimin e ambientit të këtij vendi historikë.

Por, Selmanaj ka thënë se do të kërkohen edhe donacione nga Ministritë përkatëse, por edhe nga donator të ndryshëm për ngritjen e këtij memoriali të rëndësishëm Kombëtarë.
Ky vendim i komunës është marr në kuadër të 20- vjetorit të tubimit historik të pajtimit të gjaqeve dhe të 100 vjetorit të Kuvendit të, “Verrave të Llukës”.

Kryetari Selamanaj gjithashtu ka takuar grupin e qytetarëve nga fshati Lluka e Epërme, për të biseduar për aktivitetet që do të ndërmerr komuna për shënimin e këtyre dy përvjetorëve.

Qytetaret kanë mirëpritur iniciativën e tij për investimin, ndërsa janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›