I gjendet një qese me marijuanë

Lushnjë, 25 shkurt, NOA Forcat e policisë së Lushnjës kanë vënë në pranga një person, të cilit iu gjend lënë narkotike e llojit marijuanë brenda një qese të tejdukshme. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se lënda e dyshuar si marijuanë ishte me peshë prej 3.8 gram dhe se personi i ndaluar mban inicialet M.K dhe është 18-vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale Prodhim dhe mbajtje e narkotikëve, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA