Kunis do të luajë në filmin “Oz...”
Nga Express më 28 mars 2011 në ora 09:53
Mila Kunis ka vendosur t’i bashkohet projektit të ri filmik “Oz, the Great and Powerful”.
Filmi, në të cilin do të luajë edhe James Franco, do të ketë për regjisor, filmbërësin e “Spiderman” dhe “Evil Dead”, Sam Raimi.
Kunis do ta ketë rolin e Theodoras, e cila paraqitet si shtrigë e mirë krahas motrës së saj të bukur, Glinda, por më pas ajo ndërron anë.