Interi drejt Champions, Leçe e Xhenoa në krizë
ITALI- Interi ka bërë një tjetër hap drejt vendit të tretë, duke mundur 2-1 Çezenën, në një ndeshje të dominuar totalisht, por që në pjesën e dytë u kthye në mjaft të vështirë. Zikaltërit kanë arritur Napolin në kuotën e 55 pikëve dhe kanë disavantazhin e ndeshjeve direkte me skuadrën e Maxarrit, por tashmë objektivi Champions nuk është më utopi. Ndaj Çezenës, në “San Siro”, Interi është nisur mjaft mirë, duke krijuar një seri rastesh. Më flagranti ishte ai i Pacinit, që 2 metra larg portierit nuk shënoi dot. Në pjesën e dytë, Çekareli kaloi Çezenën në avantazh në minutën e 57-të, por 2 minuta më pas, Milito barazoi gjithçka. Ishte Mauro Zarate ai që i dha fitoren Interit, me golin në minutën e 72-të. Në ndeshjet e tjera të luajtura dje, spikasin humbjet e Leçes dhe të Xhenoas në zonën e ftohtë. Skuadra e Kozmit humbi një shans të madh për të qëndruar në Serinë A, pas disfatës 1-2 me Parmën. Më përpara, Xhenoa ishte mundur 3-2 nga Bolonja, gjë që i hapi rrugën skuadrës së Serse Kozmit.
SERIA A
Kaljari-Kievo 0-0
Palermo-Katania 1-1
Roma-Napoli 2-2
Bolonja-Xhenoa 3-2
Atalanta-Fiore 2-0
Leçe-Parma 1-2
Inter-Çezena 2-1
Novara-Juventus 0-4
Siena-Milan 1-4
Udineze-Lacio
RENDITJA
Juventus 77
Milan 74
Lacio 55
Napoli 55
Inter 55
Udineze 52
Roma 51
Katania 47
Parma 47
Atalanta 46
Bolonja 45
Kievo 44
Siena 43
Palermo 42
Kaljari 42
Fiorentina 41
Xhenoa 36
Leçe 35
Novara 28
Çezena 22
(ma.ar/A.Latifi/BalkanWeb)
SERIA A
Kaljari-Kievo 0-0
Palermo-Katania 1-1
Roma-Napoli 2-2
Bolonja-Xhenoa 3-2
Atalanta-Fiore 2-0
Leçe-Parma 1-2
Inter-Çezena 2-1
Novara-Juventus 0-4
Siena-Milan 1-4
Udineze-Lacio
RENDITJA
Juventus 77
Milan 74
Lacio 55
Napoli 55
Inter 55
Udineze 52
Roma 51
Katania 47
Parma 47
Atalanta 46
Bolonja 45
Kievo 44
Siena 43
Palermo 42
Kaljari 42
Fiorentina 41
Xhenoa 36
Leçe 35
Novara 28
Çezena 22
(ma.ar/A.Latifi/BalkanWeb)