E Diel, 1 Nëntor 2026

500 fitore Nadal tenisti me i madh ne histori

Rafael Nadal konfirmon edhe një herë veten si një nga tenistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Aktualisht numri një i renditjes botërore të tenisit për meshkuj, spanjolli ka regjistruar fitoren e 500-të në karrierën e tij, pasi mundi në dy sete (6-3, 6-2) kroatin Ivan Dodig për të arritur finalen e turneut të Barcelonës.

Gjithçka e lehtë për Rafael Nadal, që do të zgjidhte shumë shpejt gjysmëfinalen. Spanjolli do të ishte i saktë në lojën e tij duke treguar supermacinë ndaj Dodig që arriti të fitonte vetëm pesë game, tre në setin e parë dhe dy në të dytin. Pas këtij suksesi, Nadal i shton një tjetër rekord karrierësë së tij fantastike, duke arritur në kuotën e 500 fitoreve.

“Duket diçka e largët, madje shumë e largët kur nis të luash në tenisin profesionist. Tani që e arrita jam shumë i lumtur. Po shoh përpara për të arritur në 600 fitore”, është shprehur Nadal, i cili në vitin 2002, u bë tenisti i dytë më i ri që fiton një turne Grand Slam, pas legjendës së tenisit botëror Bjorn Borg.

Në finalen e turneut të Barcelonës, Nadal do të përballet me David Ferrer, të cilin e mundi javën e shkuar në finalen e Master Series të Monte Karlos. Nëse numri një i botës arrin të përsërisë suksesin, atëherë do të fitonte për herë të gjashtë turneun e Barcelonës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›